Zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviç në avantazh ndaj Milatoviç

Janë mbajtur zgjedhjet presidenciale ditën e sotme në Mal të Zi, ku sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) kanë marrë pjesë 344.700 votues.
Mediat malazeze bëjnë me dije se kandidati presidencial i DPS-së Milo Gjukanoviç pritet të dalë fitues me 36.2 për qind të votave, sipas parashikimeve paraprake të rezultateve të CeMI (Qendra për Monitorim dhe Hulumtim – një organizatë joqeveritare), në 33.5 për qind të mostrës së përpunuar.
Ndërsa kandidati tjetër Jakov Milatoviç ka 23,9 për qind, ndër tjerash, Andrija Mandiç i Frontit Demokratik 23,4 për qind dhe Aleksa Beçiç i Malit të Zi Demokratik 11,9 për qind.
Në rast se asnjë kandidat nuk merr numrin e duhur të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet brenda 14 ditësh, pra më 2 prill.
Në raundin e dytë marrin pjesë dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave.
CDT kujtoi se 73,3 për qind e votuesve votuan në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, 63,9 për qind në zgjedhjet presidenciale 2018 dhe 76,6 për qind e votuesve votuan në zgjedhjet parlamentare të 2020 deri në orën 20:00.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

