Zgjedhjet në Kosovë, Osmani takim me ambasadorin Hargreaves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti këtë të mërkurë në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Presidenca ka dhënë detaje nga takimi teksa thekoi se biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Gjithashtu mësohet se Osmani dhe Hargreaves folën për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor. Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë që edhe këto zgjedhje të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike.
“Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat konkret drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për çdo gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti”, vijon njoftimi.
Osmani shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme britanike për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
