Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, mediat italiane: Erdhi për trajtimin e djalit

Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi u nda nga jeta këtë të mërkurë në moshën 40-vjeçare, pas një arresti kardiak. Artisti ndodhej në Itali së bashku me familjen, ku kishte udhëtuar për një vizitë mjekësore për të birin. Ngjarja e rëndë ka tronditur publikun shqiptar dhe botën e artit.
Lajmi i vdekjes së tij është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat italiane. Tgcom24 shkruan: “Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi vdes në moshën 40 vjeç. Ish-gruaja e tij: ‘Më ike në krahët e mi’.”
Ndërsa Leggo dhe Corriere Adriatico raportojnë: “Shpat Kasapi vdiq papritur në moshën 40-vjeçare. Këngëtari shqiptar ishte me ish-gruan e tij në Itali: ‘Më ike në krahët e mi, duke e lënë djalin tonë jetim’.”
Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë dhe me origjinë dibrane, u rrit në një familje me traditë muzikore. Ai u bë i njohur në fillim të viteve 2000, duke u kthyer shpejt në një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare. Hitet e tij “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” mbeten ende të pëlqyera nga publiku.
Gjatë karrierës, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe solli bashkëpunime që e forcuan prezencën e tij në muzikë. Edhe vitet e fundit ai vazhdoi të ishte aktiv, duke ruajtur popullaritetin dhe lidhjen me fansat.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
