U gjet i vdekur në dhomën e motelit 77 vjeçari, ja dyshimet e para

Përdorimi i barërave dhe ilaçeve që shërbejnë për ereksion pa përshkrimin e mjekut shpesh rezulton fatale, këto janë dyshimet e para për vdekjen e 77-vjeçarit, Jashar Jahaj në një motel te Tranziti të Vjetër në Prizren.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim.
Në vendngjarje ka shkuar edhe Policia, ku janë marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sipas informacioneve të para, viktima nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij, por që procesi i hetimit pritet të zbardh atë që ka ndodhur.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij.”- thotë njoftimi i policisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



