
Tragjedi në Itali/ 8 viktima në bord, mes tyre gra shtatzënë, shpëtohen dhjetëra emigrantë afrikano-veriorë

8 persona janë gjetur të vdekur në skafin që u shpëtua, në ujërat e Sar Malteze, nga një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare. Mes 8 trupave të gjetur në skafin e shpëtuar nga roja bregdetare në ujërat e Sar Malteze, janë 3 gra, njëra prej të cilave është shtatzënë. Mes emigrantëve të shpëtuar, të cilët duhet të jenë 46, janë edhe dy gra shtatzëna.
Dy gomone të tjera me gjithsej 75 persona në bord ishin shpëtuar nga varkat patrulluese të Kapitenerisë dhe Guardia di Finanza. Në varkën e parë, me 37 persona me origjinë nga Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana, Guinea dhe Senegali, gjithashtu 14 gra, njëra prej të cilave është shtatzënë dhe një e mitur.
"I bëj apel kryeministres Giorgia Meloni. Qeveria nuk na lë të qetë të menaxhojmë këtë tragjedi të madhe. Na ndihmoni, në këtë mënyrë nuk mund ta menaxhojmë më", tha kryebashkiaku i Pelagie, Filippo Mannino./ Tgcom
-
E rëndë/ Treni përplas dhe tërheq zvarrë dy fëmijë në Gjermani
3 Shkurt, 08:21

Berishizmi, ramaizmi dhe metaizmi si neoenverizëm!
ide

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128