Tensionet në Veri të Kosovës/ Sandër Lleshaj shpërthen në kritika të ashpra ndaj KFOR-it

Ish-gjenerali Sandër Lleshaj ka analizuar në emisionin Review, situatën në veri të Kosovës.
Lleshaj nuk i kurseu kritikat për KFOR-in kur tha se misioni i NATO-s duhet të bënte një kontroll më të mirë të territorit.
Sipas tij KFOR ka përgjegjësi në krijimin e një zone gri në Veri, ku nuk zbatohet ligji dhe është vatër për krimin dhe kontrabandën dhe futjen e armatimeve.
“Kosova ka të drejtë në atë që kërkon por në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet dhe fuqi për të realizuar të drejtën. Nëse nuk i ke të dyja nuk mjafton. Kosova ka humbur kohë shumë. Sepse Kosova nuk ka arritur ta vendosë kontrollin mbi territorin e saj kur u çlirua. I ngeli një pjesë e territorit jashtë kontrollit. Normalisht në përkufizimin e shtetit një ndër tre elementët është kontrolli i territorit. Ka 23 vjet që nuk e ka ushtruar de fakto kontrollin në atë pjesë të territorit. Kërkon të kompensojë një kohë të humbur me gjithë dëshirën e mirë, por me fuqi të reduktuar, ekonomike ushtarake dhe politike.
Nuk ka siguruar ende një mbështetje të plotë ndërkombëtare për këtë. Nuk duhet të lihet një zonë e zezë aty, strehë e krimit dhe e kontrabandës. Sa më shumë të gërmosh aty aq më shumë do gjesh. Kosova duhet të vendosë kontrollin aty.
KFOR-i e ka fuqinë dhe nuk merr leje dhe nuk pyet askënd. Se ka hyrë me forcë aty dhe ka vendosur një regjim juridik. Por në varësi të gjendjes në terrren, KFOR-i e ka rritur ose zvogëluar prezencën e saj.
KFOR-i meriton një kritikë të fortë për eskalimin e situatës. Duhet të kishte bërë kontroll më të mirë të territorit”, tha Lleshaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
