Situata në veri/ Reagon policia e Kosovës: Ka ende shkëmbim zjarri, krimenelët janë të rrethuar

Fehmi Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin dhe tensionet në veri ku humbi jetën një efiktiv i policisë së Kosovës. Hoti ka thënë se përveç lajmit të bërë të ditur për humbjen e jetës së policit dhe plagosjen e një tjetri, ka dhënë informacion dhe për të tjerë të lënduar.
Në një konferencë për median ai ka informuar se nuk ende një konfirmim nëse një nga sulmuesit është asgjesuar nga Policia e Kosovës, siç bëhet e ditur.
“Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri. Këta persona, që posedojnë kalibër të ndryshëm të armatimit, janë të rrethuar. Kemi marrë masat e sigurisë, kemi vendosur perimetrin e sigurisë. Personat e armatosur janë të rrethuar ka ende shkëmbim zjarri.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
