SHBA dhe QUINT ndezin alarmin pas tensioneve në veri: Kjo është kërkesa e tyre

27 Maj 2023, 19:38 / KOSOVA ALFA PRESS

SHBA dhe QUINT ndezin alarmin pas tensioneve në veri: Kjo është

Situata në veri të Kosovës është tensionuar gjatë ditës së djeshme, ku strukturat ilegale dhe serbët në kanë djegur vetura të Policisë së Kosovës, duke u tentuar të pëngojnë punën e kryetarëve të komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

E sipas Drejtuesit të Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, Aleksandër Popov, tensionet në veri të Kosovës, i konvenojnë vetëm presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Vuçiç është tronditur mjaft në terrenin vendor me këto protestat që po ndodhin tash. Ai ka paralajmëruar edhe kundërtubim. Atij, madje, i konvenon që vëmendja të kthehet kah çështja e Kosovës, duke thënë ‘ja, ju tash po e dobësoni Serbinë dhe regjimin, ndërkaq në veri të Kosovës po rrezikohen të drejtat e serbëve’”, tha Popov.

Reagimi i DASH-it

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës ku qytetarë serbë u përplasën me policisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në reagimin e DASH.

Edhe QUINT-i me reagim për tensionet në veri

Shtetet e QUINT-it kanë reaguar në lidhje me zhvillimet në veri të vendit, duke dënuar fillimisht vendimin e Kosovës për “të detyruar” hyrjen në ndërtesat e komunave.

Ndërkohë, në reagimin e tyre janë shqetësuar edhe për vendimin e Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së ushtrisë së saj.

Në një komunikatë të përbashkët të Francës, Italisë, Gjermanisë, Mbretësisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është bërë thirrje Kosovës që të menjëherë të tërhiqet dhe “të koordinohet ngushtë me EULEX dhe KFOR”.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes tonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.” – thuhet në komunikatë.

Po ashtu, QUINT ka dënuar edhe sulmet ndaj EULEX në Zveçan.

Këto shtete kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe për vendimin e Serbisë që ta ngrisë nivelin e gatishmërisë të Forcave të saj të Armatosura, duke bërë thirrje për “përmbajtje maksimale”.

“Ne jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse.” – thuhet në fund të komunikatës.

Po ndodh...