OKB mbërrin në Nagorno-Karabak për herë të parë në 30 vjet, me një mision

Një mision i OKB-së mbërriti sot në Nagorno-Karabak, për herë të parë në tre dekada, siç njoftoi Azerbajxhani, në një kohë kur shumica e popullsisë vendase armene u largua.
Një zëdhënës i presidencës azere tha për Agence France-Presse (AFP) se misioni i OKB-së mbërriti “të dielën në mëngjes” [sot], me misionin kryesor për të vlerësuar nevojat humanitare në terren.
Më herët, OKB-ja njoftoi se kishte marrë dritën jeshile për të dërguar një mision në rajon këtë fundjavë.
Armenët e Nagorno-Karabakut, të cilët kanë kontrolluar enklavën për tre dekada, kapitulluan dhe ranë dakord të dorëzonin armët javën e kaluar pas një sulmi nga Azerbajxhani për të rimarrë rajonin.
Në total pas këtij sulmi ushtarak kanë humbur jetën gati 600 persona. Rreth 200 ushtarë nga secili kamp u vranë në luftime.
Që atëherë, enklava është braktisur pothuajse tërësisht nga banorët e saj, me më shumë se 100,000 që kanë arritur në Armeni nga frika e hakmarrjeve nga Azerbajxhani, duke rritur frikën e një krize serioze humanitare.
Sot në Armeni, ku shumica e banorëve janë të krishterë, ishte një ditë lutjeje për Nagorno-Karabakun. Këmbanat e kishës ranë në vend dhe kreu i Kishës, Karekin II, mbajti një shërbim në një katedrale pranë Jerevanit.
Ndërsa organizimi i pritjes së refugjatëve vazhdon me vështirësi, kundërshtarët e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, i cili akuzohet për pasivitet dhe frikë nga Moska, dolën sërish në rrugë dje, të shtunën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
