Kryediplomati i BE-së: Blloku do të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën

1 Tetor 2023, 22:15 / KOSOVA ALFA PRESS

Kryediplomati i BE-së: Blloku do të rrisë ndihmën ushtarake

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se blloku do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, pasi Kongresi i SHBA miratoi një projekt-ligj për financimin e ndërprerë, duke hequr dorë nga ndihma për Kievin. 

Në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Kiev, Borrell tha se përballë një “kërcënimi ekzistencial për Evropën”, “propozimi në tryezë” tregoi se BE-ja dëshironte të rriste ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Lajmin pozitiv për Ukrainën, Borrell e dha në përfundim të takimit të parë personal me ministrin ukrainas të mbrojtjes Rustem Umerov, i cili u emërua muajin e kaluar.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë në SHBA, por nga ana jonë, ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe rrisim mbështetjen tonë,” tha Borrell, i pyetur për votimin në Uashington.

“Ukrainasit po luftojnë me gjithë guximin dhe kapacitetet e tyre,” tha ai. Nëse BE dëshiron që ata të jenë më të suksesshëm në fushë-betejë, “duhet t’u ofrojmë armë më të mira dhe më të mëdha”.