Kosovë/ Arrestohen dy vajza, rrahën tri të tjera në diskotekë e më pas goditën me veturë policen
12 Prill 2025, 13:22 / KOSOVA

Tri vajza kanë raportuar se janë sulmuar nga dy të tjera në një diskotekë në Prishtinë të premten.
Të dyshuarat kanë goditur policen derisa po tentonin të iknin. Megjithatë ato janë arrestuar.
Një prej të dyshuarave është e mitur.
“Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër – e mitur është liruar”, thuhet në raportin 24-orësht të Policisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





