“Jo vetëm Rusia”/ Ish-agjenti i KGB-së: Përgjegjëse për luftën është edhe...

23 Mars 2023, 21:08 / KOSOVA ALFA PRESS

“Jo vetëm Rusia”/ Ish-agjenti i KGB-së:

Jack Barsky, ish-agjent i KGB tha në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se përgjegjëse për luftën në Ukrainë nuk është vetëm Rusia por edhe NATO.

Sipas tij, politika e jashtme që ka ndjekur nga SHBA dhe NATO ndaj Rusisë është e gabuar.

“Për momentin nuk ka fitues mes Rusisë dhe Ukrainës, janë të dyja të humbura. Situata është më e keqe nga ç’ishte përpara lufte. Këtë luftë po e fitojnë prodhuesit në anën perëndimore të Evropës që janë në gjendje të prodhojnë më shumë armatime që po blihen nga NATO dhe po i dërgohen Ukrainës. Nga ana tjetër fitues janë Irani, Kina sepse për shkak të aleancës mes Rusisë, Kinë dhe Iranit. Rusia nuk është e vetmja që duhet fajësuar për situatën, edhe pse ka qenë paranojake që në fillim. Aty ka një paranojë që është pjesë e ADN së kombit. Dhe kur NATO u afrua shumë me vendet kufitare, kjo ADN u theksua. Dehet të ishim më të suksesshëm me mënyrën si u menaxhua shteti rus”, tha ish-agjenti.

Po ndodh...