Jo vetëm në Serbi/ Kosovarët bllokohen edhe në Hungari, njoftohet QUINT

17 Prill 2024, 14:38 / KOSOVA ALFA PRESS

Jo vetëm në Serbi/ Kosovarët bllokohen edhe në Hungari,

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se qytetarët që po vinin në drejtim të Kosovës, përveç Serbisë, janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te Dheu i Bardhë. Ata nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

“Më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet tona janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, ishin ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë. Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Në njoftim bëhet e ditur se të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje. Pas veprimeve të Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e QUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe pritet që kjo situatë të përfundojë shpejtë.

Ndërkohë rreth 300 qytetarë të Kosovës, janë bllokuar në kufirin mes Kroacisën dhe Serbisë, për shkak se autoritetet e Beogradit zyrtar nuk lejojnë kalimin e tyre. Rasti është konfirmuar nga sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, i cili tha se qytetarët po mbahen ‘peng’ që prej mesnatës.

 

Po ndodh...