Ish-shefi i shërbimit sekret serb kërcënon Kosovën: Kur mundet Mosadi, pse jo ne?

Ish-shefi i shërbimit sekret serb (BIA), Aleksandër Vulin, ka lëshuar kërcënime të hapura ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, duke bërë thirrje që Serbia të ndjekë metodat e Izraelit dhe Mossad-it.
Në një deklaratë për mediat serbe, kryetari i Lëvizjes Socialiste ka kërkuar hartimin e planeve konkrete për t’u marrë me individë që ai i cilëson si bartës të politikave antiserbe, duke pohuar se Beogradi “di si t’i bëjë këto punë”.
“Shteti serb duhet të veprojë. Unë, pas kësaj, do të kërkoja nga shërbimet tona të krijojnë një plan të qartë se si do të merremi me individë me emër e mbiemër, të cilët janë bartës të politikave antiserbe, e ata le të mendojnë se çfarë do t’u ndodhë. Mundet Izraeli, mundet Mossadi, pse s’mundet shërbimi serb, pse s’mundemi ne?
Nuk është se kurrë nuk kemi bërë gjëra të tilla; e dimë si bëhen ato. Askush nuk na ka frikën. Kurti nuk e ka aspak problem t’u ikë marrëveshjeve, sepse nuk frikësohet se do të ketë pasoja, as ai e as të tijtë”, ka thënë Vulin.
Sipas Vulinit, Serbia duhet të ndërhyjë në mënyrë që Kosova t’ia ketë frikën Serbisë. Aktualisht, Vulin ka shërbyer në qeverinë e Serbisë si drejtor i Zyrës për Kosovën nga viti 2012, ministër pa portofol për Kosovën, shef i BIA-s dhe, së fundmi, zëvendëskryeministër i Serbisë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
