Deklarata/ Irani nisi raketën për të goditur Truqinë, alarmohet NATO: Kemi të drejtë të përgjigjemi

4 Mars 2026, 13:11 / BOTA ALFA PRESS

Deklarata/ Irani nisi raketën për të goditur Truqinë,

Ministria e Mbrojtjes Turke ka bërë një deklaratë ku është shprehur se një raketë balistike është lëshuar nga Irani dhe është drejtuar drejt hapësirës ajrore turke pasi ka kaluar nëpër hapësirat ajrore të Irakut dhe Sirisë. 

Por është neutralizuar nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, të cilat janë të vendosura në Mesdheun Lindor, sipas raportimit të mediave të huaja.

Raketa balistike u kap në kohë dhe u bë joefektive nga sistemet mbrojtëse të NATO-s. Ministria më tej shtoi se mbetjet raketore të përhapura në Dörtyol të provincës Hatay, u identifikuan si të një rakete interceptuese të mbrojtjes ajrore.

Më tej autoritetet konfirmuan se nuk pati viktima dhe as të lënduar, teksa shtoi se të gjitha masat e nevojshme do të merren për të mbrojtur  territorin dhe hapësirën ajrore të vendit, me vendosmëri dhe pa hezitim, duke kujtuar se Turqia rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur çdo veprimi armiqësor kundër saj.

Në përfundim, ministria u bëri thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga hapat që mund të përshkallëzojnë më tej konfliktet në rajon dhe deklaroi se konsultimet me NATO-n dhe aleatët e tjerë do të vazhdojnë.

 

Po ndodh...

ide