U plagos në aksidentin ku humbi jetën Flori Topalli, 39-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë! Po transportonte 5 punëtorët bashkëatdhetarë, u përplas me kamionin e frutave

4 Mars 2026, 11:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

U plagos në aksidentin ku humbi jetën Flori Topalli, 39-vjeçari

Përplasja fatale e ndodhur tre ditë më parë në zonën e Siçilisë, mes një makine dhe kamionit të fruta-perimeve, përfundoi me një të vdekur dhe 6 të plagosur.

Viktimë mbeti 24-vjeçari shqiptar Flori Topalli, emigrant, për të cilin familja ka bërë apel për ndihmë financiare me qëllim që të transportojë trupin drejt Shqipërisë për ceremoninë mortore.

Kurse të plagosurit janë po shqiptarë. Mes tyre, më rëndë informohet se është shoferi 39-vjeçar i makinës ku ndodhej viktima. Ai mësohet se po transportonte bashkëatdhetarët e tij që po shkonin në punë.

Ngjarja ndodhi në autostradën Naro-Camastra në të gdhirë të 1 marsit. Shqiptari është transferuar në Spitalin Villa Sofia në Palermo. Aksidenti rezultoi fatal për njëzet e katër vjeçarin Flori Topalli (foto poshtë).

“Tridhjetë e nëntë vjeçari shqiptar, i cili dje konsiderohej në gjendje kritike, u transferua nga spitali Barone Lombardo në Canicattì në një strukturë më të pajisur, Villa Sofia në Palermo. Mjekët në kryeqytetin rajonal mbeten të kujdesshëm për jetën e tij. Të plagosurit e tjerë mbeten të shtruar në spital në Canicattì dhe Agrigento, pa rrezik jete”, informon media italiane.

Punëtorët shqiptarë, gjithsej pesë persona të plagosur në aksidentin rrugor, jetonin në Canicattì dhe Naro. Me sa duket, të rinjtë – të moshës 24 deri në 39 vjeç – kishin mbërritur së fundmi në Itali dhe ishin të angazhuar në punë sezonale bujqësore.

Karabinierët kryen hetime për të rindërtuar ngjarjet e aksidentit fatal rrugor.

 

Po ndodh...

ide