PD nuk ndalon! Berisha njofton datën për protestën kombëtare të radhës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, njoftoi sot publikisht edhe datën për protestën e radhës kombëtare të PD, e gjashta në radhë, ku deklaroi se do të rrëzohet regjimi i qeverisë së Edi Ramës, “i shndërruar në një organizatë kriminale”.
“Akti i fundit me Sllobodanin e ri, Vuçiçin, është thirrje për atdhetarinë e çdo shqiptari kudo që ndodhet. E ka shndërruar Shqipërinë në një vend të rrezikshëm për kombin dhe të ardhmen, për pushtetin e tij, ndaj edhe duhet t’i përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme. Data 12 (mars) është kryengritja e radhës. Ndaj bëj thirrje që të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale”, tha ai sot (4 mars) gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PD-së.
Berisha akuzoi në fjalën e tij kryeministrin Edi Rama se është bërë antishqiptar i betuar pas bashkimit me Vuçiç dhe Beogradin, duke minuar integrimin e Shqipërisë në BE.
“Nuk mund të pranojë kurrë një njeri i qytetëruar dhe i përgjegjshëm që të qeveriset nga një padrino, që e vjedh dhe pastaj i thotë se vjedhja nuk është krim. Është për qytetarin, por jo për shtetarin dhe zyrtarin. Qytetarëve i bëj thirrje, ndërgjegjes së tyre, nuk ka ndodhur kurrë, asnjë pushtues nuk ka bërë një ligj të tillë dhe tani nxori mburojën e Beogradit përpara. Tani na thotë se s’na duhet Brukseli por na duhet Beogradi. Po kthehet haptas në një antishqiptar, nuk ka komb në botë që do duronte një njeri si ky, kurrë”, tha ai.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
