Nafta në Shqipëri u rrit me 6 lekë, Autoriteti i Konkurrencës monitoron karburantet: Nuk do tolerojmë çmimet abuzuese që justifikohen me luftën në Lindjen e Mesme

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rritjen e çmimeve në pika të ndryshme të karburanteve, për të cilat paralajmëron se aktualisht janë nën monitorim që të mos abuzojnë me kostot e vendosura me argumentimin e kanë ndryshuar për pasojë të luftës në Lindjen e Mesme.
Në reagimin e bërë së fundmi në rrjet për rritjen e kostove të naftës e benzinës, Autoriteti paralajmëron se do të merren masat e duhura nëse pikasen raste shkeljeje.
“Autoriteti i Konkurrencës thekson se nuk do të tolerojë luhatje të pajustifikuara të çmimeve, praktika që bien ndesh me logjikën e tregut ndërkombëtar, si dhe asnjë formë të mundshme koordinimi të çmimeve, abuzimi me pozitën dominuese apo praktikash të bashkërenduara mes operatorëve të tregut” theksohet në reagimin e bërë.
Nëpërmjet këtij procesi monitorimi Autoriteti synon të garantojë transparencë, funksionim të rregullt të tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmime apo nga sjellje që cenojnë konkurrencën.
Kujtojmë se për shkak të tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme nafta, gazi natyror dhe benzina në vendin tonë pësuan një rritje të ndjeshme, një situatë e cila pritet të merret në kontroll nga Autoriteti i Konkurrencës, që tregtarët mos të rëndojnë më shumë seç duhet xhepat e shqiptarëve.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128