Ende pa konsensus, sot Kurti dhe Abdixhiku takim për presidentin e ri të Kosovës

20 Prill 2026, 09:18 / KOSOVA ALFA PRESS

Ende pa konsensus, sot Kurti dhe Abdixhiku takim për presidentin e ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë sot në orën 11:00 një takim të radhës me Lumir Abdixhikun, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Tema kryesore e takimit do të jetë pikërisht procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit, ndërsa afatet kushtetuese për këtë proces po afrohen. Deri më tani, palët kanë zhvilluar disa takime, por pa arritur një marrëveshje konkrete për një kandidat të përbashkët.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve në ditët në vijim, duke rritur komunikimet me partitë opozitare për të siguruar votat e nevojshme në Kuvend.



Po ndodh...

ide