Tension në mes të detit! Marina amerikane hap zjarr ndaj anijes tregtare iraniane pasi tentoi të thyente bllokadën

Forcat e armatosura amerikane kanë publikuar një video e cila tregon një mjet shkatërrues me raketa të Marinës së SHBA, e cila hap zjarr ndaj një anije tregtare iraniane. Sipas Centcom, pasi për gjashtë orë ekuipazhi i Touska-s “nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura”.
“Shkatërruesi me raketa i drejtuara USS Spruance ka interceptuar anijen Touska ndërsa lundronte në veri të Detit Arabik me shpejtësi 17 nyje, me drejtim Bandar Abbas, në Iran. Forcat amerikane kanë lëshuar disa paralajmërime dhe kanë informuar anijen me flamur iranian se po shkelte bllokadën detare amerikane”, thuhet në një komunikatë të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara.
Sistemi i shtytjes së anijes tregëtare iraniane u çaktivizua “duke qëlluar disa herë me topin e tij MK 45 prej 5 inçësh në dhomën e motorëve të Touska-s. Më pas, marinsat amerikanë të Njësisë së 31-të Ekspedicionare të Marinsave hipën në bord të anijes, e cila mbetet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara”
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128