Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme në veri e qendër.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut do të vijojnë të jenë prezente me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe lokalisht në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.
Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke mbetur prezent përgjatë relieveve malore por me intensitet të ulët lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 1500-1600 metër reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi
deri në 18 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.
-
Horoskopi Ditor E Mërkurë 22 Prill 2026
22 Prill, 08:03
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
