Mungoi bashkë me avokatët edhe në seancën e sotme, GJKKO i vendos gjobë dhe ultimatum ish-kryebashkiakes Majlinda Bufi

Shtyhet edhe një herë gjyqi për ish-kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi. Arsyeja është e njëjta me herët e kaluara, mungesa e saj dhe e avokatëve mbrojtës.
Ky precedent i mungesave të njëpasnjëshme e ka detyruar GJKKO të japë një ultimatum të fundit se nëse nuk do të paraqiten në seancën e radhës, procesi do të vijojë pa praninë e tyre.
Një tjetër mas e ditës së sotme ka qenë edhe gjobitja e avokatëve, duke i caktuar gjobë prej 5 mijë eurosh secilit. Seanca e sotme ishte për mbrojtjen e ish-kryebashkiakes së Roskovecit.
SPAK më herët ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK ka sygjeruar pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në Shërbim Prove për 2 vjet.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
