Bie sistemi i hyrje-daljeve në Kakavijë, pala greke bllokon punën, krijohen radhë në pikën kufitare
22 Prill 2026, 11:34 / AKTUALITET

Prej 10 minutash ka rënë sistemi EES (hyrje-daljeve) në pikën kufitare të Kakavijës.
Policia greke ka bllokuar punën si pasojë e rënies së sistemit të ri të hyrje-daljeve në hapësirën Shengen ose BE.
Për pasojë po krijohen radhë në pjesën greke të Kakavijës.
Qytetarët shprehen se po bëjnë dy orë që kanë mbetur në radhe për shkak të rënies së sistemit. “Po bëjmë dy orë. Ka rënë sistemi“, shprehet një qytetare.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128