SPAK goditje të madhe ndaj Call Center-ave në Tiranë, agjentët e BKH-së dhe Policia e Shtetit mësyjnë nëpër pallate dhe zyra

Një operacion i gjerë është zhvilluar që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në kryeqytet, në kuadër të hetimeve ndaj rrjeteve të dyshuara të call center-ave që veprojnë në Tiranë.
Burime për mediat bëjnë me dije se me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zbarkuar në disa ambiente të ndryshme në qytet, ku dyshohet se persona ende të paidentifikuar ushtronin aktivitet të paligjshëm në fushën e call center-ave.
Kontrollet po vijojnë në disa pika të dyshuara, ndërsa operacioni konsiderohet në zhvillim e sipër dhe nuk ka më tepër detaje.
Ky zhvillim vjen pas një tjetër goditjeje të rëndësishme mbrëmjen e 13 prillit, kur nën drejtimin e prokurores Rovena Zoto u çmontuan tre call center-a në Tiranë, të shtrirë në rreth 12 qendra në kryeqytet. Sipas hetimeve, ato dyshohet se kanë mashtruar mijëra qytetarë evropianë, me dëme që arrijnë në dhjetëra milionë euro.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128