Skënder Hita porosi efektivëve të Policisë: Shmangni ndalimin e mjeteve në rrugë, pa shkak
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi takime me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas me Departamentin e Sigurisë Publike, zëvendësdrejtorët për Rendin në qarqe dhe shefat e Sektorëve të Qarkullimit Rrugor.
Gjatë takimeve, Hita kërkoi vëmendje të veçantë dhe angazhim nga të gjithë drejtuesit dhe efektivët, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e çdo akti abuziv në terren.
“Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja. Masat administrative të prodhuara nga këto mjete duhet të hidhen në sistem brenda ditës”, tha Hita.
Gjithashtu, kërkoi kontroll rigoroz me grupe pune dhe plane masash në qendrat urbane, për parkimet e gabuara, manovrat e gabuara, zhurmat e gjeneruara nga marmitat e modifikuara, drejtimin e mjetit në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për çdo shkelje që sjell trafik dhe rrezik për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.
Sezoni turistik, siguria rrugore pranë shkollave, por edhe siguria në shkolla, ishin pika të tjera për të cilat Drejtor Hita dha porosi për vëmendje të shtuar dhe bashkëpunim e koordinim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”.
Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se Policia Rrugore dhe të gjitha shërbimet e Policisë së Rendit duhet të jenë model në sjellje, reagim dhe veprim, duke ofruar një shërbim sa më të kulturuar për qytetarët dhe me integritet maksimal.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128