Prej dy ditësh flakë në landfillin e Bushatit, e gjithë zona e mbuluar nga tymi

Zjarri në landfillin e Bushatit vijon prej dy ditësh, duke shkaktuar masakër mjedisore në zonë. Zjarri kanë marrë përmasa të mëdha, ndikuar nga era e fortë dhe mbetjet e hedhura atje, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëseve për izolimin e flakëve.
Tymi i mbetjeve të djegura ka përfshirë të gjithë Vaun e Dejës dhe Shkodrën, duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.
Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bushat ka vijuar përgjatë gjithë natës, ku Prefektja e Shkodrës, Holta Duda bëri të ditur se veç zjarrfikëseve të Vaut të Dejës u kërkuan përforcime edhe nga Shkodra, Lezha, Tirana dhe Kamza, ku u ndërhy me autobote me ujë, si dhe mjete të tonazhit të rëndë, që hodhën tonelata me dhè në vatrat më të rrezikshme. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në landfill.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
