Broja drejt transferimit më të madh në historinë e futbollit shqiptar! I vetëofrohet Barcelonës, pritet vendimi nga Hansi Flick

Lajm “bombastik” vjen nga mediumi “Transfer News Live”, e cila numëron mbi 2 milionë ndjekës në rrjetin social “Facebook”. Ata i japin zë raportimit se sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja, iu është vetëofruar nga ndërmjetës ekipit të Barcelonës.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ndodhet në kërkim të një bomberi me kosto të ulët ose në huazim për sezonin e ri, pasi nuk kanë një opsion të besushëm në pozitën e “pykës”.
Përgjigja përfundimtare për këtë vetëofrim të Brojës i takon trajnerit Flick, nëse do jap miratimin ose jo. Sulmuesi i Kombëtares bën pjesë te Burnley në Premier League, por nuk ka gjetur ende veten, aty ku edhe dëmtimet kanë ndikuar për keq.
Edhe pse në “letër”, duke gati e pamundur që diçka e tillë të ndodh në bazë të rrethanave ku ndodhet lojtari (forma e luhatshme), shanset janë dhe propozimi është në tavolinë, e ku një lëvizje e tillë do të shkruante historinë për një lojtar shqiptar që të luaj për gjigantët e Barcelonës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128