U vetëplagos me armë gjahu, humb jetën gjatë rrugës për në spital 35-vjeçari

20 Prill 2026, 09:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

U vetëplagos me armë gjahu, humb jetën gjatë rrugës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit.

Rreth orës 08:45, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokuroria e Durrësit, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe dinamikën e incidentit.

 

Po ndodh...

ide