Zjarr i madh në landfillin e Bushatit! Nisen me urgjencë zjarrfikëse nga Tirana, Lezha dhe Kamza

19 Prill 2026, 21:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarr i madh në landfillin e Bushatit! Nisen me urgjencë

Një zjarr i madh ka rënë këtë të diel  në vend depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, ku situata mbetet tepër problematike.

Prefektura e Qarkut Shkodër mbrëmjen e sotme ka bërë me dije se zjarri ende vijon të jetë aktiv, i favorizuar nga kushtet e erës, ndërsa situata po menaxhohet dhe mbahet nën kontroll operacional nga strukturat në terren.

Mësohet se në terren janë angazhuar mbi 20 efektivë të zjarrfikës të bashkisë me 3 automjete zjarrfikëse, në bashkëpunim me punonjësit e landfillit dhe Policinë Bashkiake. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu njësitë nga bashkitë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, me mjete dhe efektivë shtesë, duke garantuar një reagim të koordinuar ndërinstitucional.

Ndërsa po ashtu bëhet me dije se po punohet me mjete të rënda ekskavatorë dhe kamionë për izolimin e vatrave të zjarrit dhe kufizimin e përhapjes së tij, ndërsa furnizimi me ujë vijon në mënyrë të pandërprerë përmes autobotit të angazhuar në terren.

Zjarri ka përfshirë mbetje urbane, dhe deri në këto momente nuk paraqet rrezik për banesat përreth këtij landfilli.

Po ndodh...

ide