Kunata e Selinit habit me deklaratën për çmimin, çfarë tha Greta?

19 Prill 2026, 22:14 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Kunata e Selinit habit me deklaratën për çmimin,

Selin Bollati u shpall fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” në një finale që mbajti të mbërthyer publikun deri në momentet e fundit. Balerina arriti të triumfojë pas një rrugëtimi të gjatë në shtëpinë më të famshme, duke fituar mbështetjen dhe simpatinë e shikuesve.

Pak para shpalljes së rezultatit final, vëmendje mori edhe një deklaratë nga familjarët e saj. Në një lidhje për emisionin “E diell”, Greta, kunata e Selinit, u pyet në mënyrë direkte nëse do të përfitonte diçka nga çmimi i madh në rast fitoreje.

Përgjigjja e saj ishte e prerë dhe e sinqertë, duke larguar çdo ide për interesa financiare. Ajo u shpreh se më e rëndësishmja është lumturia e Selinit dhe realizimi i ëndrrave të saj, duke theksuar se çmimi i takon plotësisht asaj. Sipas Gretës, fakti që Selini është një vajzë e re me ambicie dhe plane për të ardhmen, e bën edhe më të rëndësishme që kjo fitore të jetë një mbështetje për rrugën e saj personale dhe profesionale.

“Jo asnjë gjë, mjafton që ajo të jetë e lumtur, nuk ka vlerë leku. T’i ketë për familjen dhe veten e saj se është një vajzë e re që ka ëndrra”, u shpreh Greta.

Po ndodh...

ide