Dominim absolut, Bayern fiton titullin në Bundesligë
19 Prill 2026, 20:17 / SPORT

Bayern “kurorëzon” në mënyrë perfekte sezonin. Bavarezët fituan zyrtarisht titullin në Bundesligë, pas suksesit 4-2 në shtëpi ndaj Stuttgart.
Në këtë sezon, skuadra e Kompany ka dominuar totalisht, ku në shumicën e kohës ka kryesuar kampionatin, duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarëve.
Për Bayern ky është trofeu i 35-të në Bundesligë. Për t’u theksuar se për ta është titulli i 13-të në 14 vitet e fundit.
Ky edicion ka qënë ai i rekordeve pasi është thyer edhe rekordi i golave në Bundesligë, mbi 100. Kujtojmë që Bayern është në lojë edhe për të fituar Champions dhe kupë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128