Sulmi ndaj termocentraleve, Ambasadori amerikan në OKB: Nuk është krim lufte

19 Prill 2026, 21:08 / BOTA ALFA PRESS

Sulmi ndaj termocentraleve, Ambasadori amerikan në OKB: Nuk është

Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, ka mohuar se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të kontrolluar nga IRGC përbëjnë krim lufte, duke i cilësuar këto pretendime si “të rreme dhe absurde”.

Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, Waltz deklaroi se urat dhe centralet energjetike të lidhura me IRGC mund të konsiderohen objektiva legjitime ushtarake, duke theksuar se SHBA i sheh ato si pjesë të kapaciteteve strategjike të Iranit.

Deklaratat vijnë në një moment kur presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur kërcënimet për sulme ndaj infrastrukturës iraniane, përfshirë termocentrale dhe ura, në rast se nuk arrihet një marrëveshje mes palëve.

Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar vazhdimisht se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore dhe nuk synon zhvillimin e armëve bërthamore, ndërsa mohon akuzat ndërkombëtare për militarizim.

Megjithatë, ekspertët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar më herët se nivelet e pasurimit të uraniumit nga Teherani kanë tejkaluar ato të nevojshme për përdorim civil, duke rritur shqetësimet për programin bërthamor.

 

Po ndodh...

ide