Alex Soros nuk e lë Ramën të "fshihet", i publikon FOTO-n nga takimi në koalicionin "anti-Trump" në Spanjë
Alex Soros ka publikuar foto me Ramën nga samiti ‘Në Mbrojtje të Demokracisë’ i mbajtur në Spanjë.
Samit ky që është cilësuar gjerësisht si koalicioni anti-Trump për shkak të liderëve pjesëmarrës dhe organizatorëve të këtij Samiti. Nga kryeministri spanjoll Pedro Sánchez te presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, të njohur për qëndrimet e tyre kundër presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Por jo më pak e rëndësishme ishte edhe pjesëmarrja në këtë samit e një armikut të përbetuar të Trump, siç është Alex Soros.
Edi Rama ka qenë pjesë e këtij samiti të partive të majta, por ajo që bie në sy është se kryeministri shqiptar, i njohur si ‘kukulla’ e Sorosit, përpiqet që t’i fshihet takimeve me Alex që prej ardhjes së Trump si president në SHBA. Një sjellje hipokritet kjo e njohur tashmë nga të gjithë kjo e Ramës.
Por me gjithë përpjekjet e tij për të shmangur një foto pranë Alex Soros në Barcelonë, ky i fundit duket se nuk ka ndërmend ta lejojë edhe për shumë kohë kukullën e tij të fshihet përmes piruetave politike.
Edhe pse Rama është munduar ta fshehë, publikimi i një fotografie nga vetë Alex Soros në rrjetet sociale ka nxjerrë në pah edhe njëherë hipokrizinë e kryeministrit shqiptar dhe ka dekonspiruar mbajtjen të fshehtë të takimit të tyre.
Kujtojmë se Edi Rama ka qenë ndër të ftuarit kryesor në dasmën e Alex dhe folësi i vetëm në ceremoninë private me miq e të ftuar të përzgjedhur me kujdes nga miliarderi i ekstremit të majtë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128