Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj tregon si ndodhi vrasja e 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti

12 Prill 2024, 17:21 / KOSOVA ALFA PRESS

Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj tregon si
Gruaja që u vra pak më parë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj.

Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha, ka sqaruar se gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima.

Ish-bashkëshorti e ka vraj. Kontaktin e kanë pas me marrëveshje. Nëna e ka fëmijën edhe e ka pru fëmijën në ora 13:00 në qendër që me realizu kontaktin me babën e tij. Djalin e ka marrë babai e ka dërgu në familje të vet, në shtëpi dhe pastaj e ka rikthyer në qendër”, tha ajo, për “Betimi për Drejtësi“.

Sipas saj, vrasja ndodhi pasi disa mosmarrëveshjeve ndërmjet ish- çiftit bashkëshortor.

Ka bisedu me menaxherën e rastit të tyre. I ka tregu që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prapë, e diskutime të çiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shku prapë në shtëpi, sepse në ora 15:00 ka pas me rikthy djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajt nëna, me marrë ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka taku ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, kanë ardh në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë fillu me bërtit, me e fye ish-bashkëshortja dhe ai e ka nxjerrë alltinë dhe e ka gjujt. I plagosuri është vëllai i gruas”, ka thënë Rexhepi-Braha.

Ajo tha se vrasja ka ndodhur para objektit të kësaj qendre.

Në anën tjetër, mjeku kujdestar në Emergjencën Primare të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, tha se viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i plagosuri është në gjendje stabile.

 

Po ndodh...

ide