Detaje nga ngjarja në Kosovë/ 21-vjeçarja u vra brenda zyrës shtetërore, reagon kryetari i Komunës së Ferizajt

12 Prill 2024, 17:55 / KOSOVA ALFA PRESS

Detaje nga ngjarja në Kosovë/ 21-vjeçarja u vra brenda
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një postim ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Qendrën e Punëve sociale në Ferizaj, ku 21-vjeçarja Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Aliu ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen, teksa shton se është i tronditur nga lajmi. Ai sqaroi se viktima dhe autori po merrnin shërbim në institucion, kur burri ka qëlluar për vdekje ndaj ish-bashkëshortes dhe vëllait të saj dhe më pas ka kërcënuar me armë punonjësin e qendrës.

Aliu ka përgëzuar efektivët e policisë për reagimin e shpejtë, për arrestimin e autorit. Kryetari i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i japin dënimin e merituar autorit. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, teksa nga të shtënat u plagos dhe vëllai 15-vjeçar i të resë.

Postimi i Agim Aliut:

Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës.

Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni.
Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional.

Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit.
Sot, të gjithë të tronditur bashkëndjejmë me familjen e viktimës!

Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin!

 

Po ndodh...

ide