Abdxihiku fton deputetët në seancë, ka një porosi për kabinetin qeveritar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar publikisht deputetët e certifikuar të partisë së tij të jenë prezent në seancën e nesërme parlamentare.
“LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë”, ka shkruar Abdixhiku.
“Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës.
Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, vijon më tej Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.
Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet të paktën 48 orë larg nga tjetra. Nesër, nga ora 10:00, siç e parashikon Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të mbahet.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





