‘7-mijë trupa serbe në Veri’/ Vuçiç nuk tërheq ushtrinë në kufi me Kosovën, mjaftohet vetëm me reduktim

30 Shtator 2023, 22:02 / KOSOVA ALFA PRESS

‘7-mijë trupa serbe në Veri’/ Vuçiç nuk

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të reduktojë forcat ushtarake serbe të vendosura pranë kufirit me Kosovën.

Vuçiç u shpreh sot se nuk do të urdhërojë ushtrinë serbe që të kalojë kufirin me Kosovën sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian.

Gjithashtu presidenti serb u shpreh se ky skenar nuk do të ishte i dobishëm për Beogradin dhe se do të shkatërronte pozitën e ndërtuar në lidhje me faktorin ndërkombëtar evropian.

Sa i përket paralajmërimeve të SHBA-së për tërheqjen e ushtrisë, Vuçiç tha se këto të fundit janë joproporcionale pasi numri i forcave serbe në kufi është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar dhe do të ulet edhe më shumë duke shkuar në 4 mijë trupa nga mbi 7 mijë që ndodhen tani.

‘Do të tërheq forcat serbe nga ajo zonë sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian. Serbia nuk do të përfitonte nga kjo sepse do të rrezikonte pozitën e saj në negociatat me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian’, është shprehur Vuçiç.

Po ndodh...

ide