"Fundjavë Ndryshe" festoi 10 vjetorin/ Reagon Shkëlqim Hajdari: ”Fundjavë Ndryshe” i përket të gjithë shqiptarëve"

6 Dhjetor 2025, 20:54 / JETË ALFA PRESS

"Fundjavë Ndryshe" festoi 10 vjetorin/ Reagon Shkëlqim

Shkëlqim Hajdari, aktivisti i njohur dhe Kryetar i Asamblesë së Përgjithëshme të Shoqatës “Tirana”, njëkohësisht babai i Arbër Hajdarit, ka reaguar lidhur me aktivitetin e organizuar nga Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” dje me rastin e 10-vjetorit të krijimit të “Fundjavë Ndryshe”. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “facebook”, ai e quan veten thjeshtë një vullnetar i “Fundjavë Ndryshe” dhe shpreh kënaqësinë e tij që Fundjava tashmë ka arritur qëllimin e saj dhe i përket të gjithë shqiptarëve.

Ja dhe postimi i plotë i Shkëlqim Hajdarit:

Faleminderit Arbër dhe familjes së madhe të shqiptarëve, “ Fundjavë Ndryshe”????????!

Faleminderit secilit nga ju, që erdhët nga gjithë Shqiperia e përtej saj, në ceremoninë e 10 vjetorit të krijimit të ” Fundjavë Ndryshe”!

Gjatë këtyre 10 viteve nuk kam postuar në faqen time aktivitetet e shumta të Arbrit, si drejtues i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Shpeshherë jam tunduar për të ndarë me ju gjithë këtë punë kolosale, emocionale, njerezore, në këtë rrugëtim 10 vjeçar të saj. Por një zë i brendshëm më ka ndalur, sepse kam menduar e jam lutur në heshtje, që ky fondacion ti përkasë të gjithë shqiptarëve. Mbrëmë kuptova që ky qëllim eshtë arrit. ”Fundjavë Ndryshe” i përket tashmë të gjithë shqiptarëve!

Ndaj, sot si vullnetar i saj, që në ditën e parë, në emër të familjes time i uroj ”Fundjavë Ndryshe”: Zoti i dhëntë suksese e rrugëtim të gjatë ndër breza❤️????????☝????!

Po ndodh...

ide