Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me pajisje përgjimi: Jemi zyrtarë të Guardia Di Finanza!

6 Dhjetor 2025, 18:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me pajisje

Policia e Kufirit në Durrës raportohet se ka ndaluar një automjet që transportonte disa pajisje të dyshuara për përgjim.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala, dhe mësohet se në automjetin i cili vinte nga Ancona drejt Durrësit, ishin tre persona që prezantuan veten si punonjës të Guardia di Finanza.

Pas kontrollit, personat janë kthyer mbrapsht, ndërsa pajisjet janë sekuestruar.

Mbetet e paqartë arsyeja pse tre të dyshuarit nuk janë ndaluar nga autoritetet shqiptare.

Po ndodh...

ide