U fut për të grabitur në një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet nga banorët, policia i sekuestron eurot dhe sendet e vjedhura

Një burrë 40-vjeçar shqiptar u plagos gjatë një përleshjeje me banorët pas një tentative vjedhje në Arnad, në veriperëndim të Italisë të Italisë, më 5 dhjetor.
Ai dyshohet se u sulmua me një objekt të mprehtë, dyshohet një kazmë, duke pësuar frakturë të legenit dhe plagë në pjesën e poshtme të barkut.
Karabinierët e arrestuan menjëherë dhe sekuestruan mallrat e vjedhura: 500 euro cash, bizhuteri dhe një çantë me vlerë totale rreth 5,000 euro. Një bashkëpunëtor i tij arriti të arratisej në zonën pyjore përreth. Hetuesit zbuluan se hajdutët kishin hapur me forcë një derë me rrjetë për të hyrë në banesë, ndërsa në qytet kishte pasur një tjetër tentativë vjedhjeje më parë.
I ndaluari ndodhet aktualisht në Spitalin Parini dhe do të qëndrojë aty deri sa gjendja e tij të lejojë transferimin në paraburgim.
Hetimet nga Karabinierët e Châtillon/Saint-Vincent vazhdojnë për identifikimin e personave që sulmuan hajdutët.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

