“Nuk ka më të mirë se ai!”/ Trump zbulon detaje nga biseda telefonike me Cristiano Ronaldon: Më falenderoi

6 Dhjetor 2025, 22:06 / BOTA ALFA PRESS

“Nuk ka më të mirë se ai!”/ Trump zbulon detaje nga

Presidemnti i SHBA Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Cristiano Ronaldon.
Në një postim në Truth Social ai ka dhënë detaje nga biseda me superyllin portugez të futbollit, duke e quajtur atë “një djalë të jashtëzakonshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si person”.

Cristiano Ronaldo, futbollisti i madh, sapo më telefonoi për të më falënderuar për turin që i bëra këtë javë në Shtëpinë e Bardhë dhe Zyrën Ovale. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si person. Nuk ka më të mirë se ai!!!

Muajin e kaluar, Cristiano Ronaldo ishte në Uashington dhe u prit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, në Zyrën Ovale. Ylli portugez mori pjesë në delegacionin saudit që vizitoi kryeqytetin amerikan.

Gjatë vizitës, Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u udhëhoqën personalisht nga Trump nëpër ambientet e Shtëpisë së Bardhë, duke vizituar korridoret e dekoruara me portrete të figurave historike dhe piktura në korniza ari. Turi përfundoi në Zyrën Ovale, ku presidenti amerikan i priti ngrohtësisht dhe bëri fotografi me ta.

Po ndodh...

ide