Jessie J konfirmon ndarjen nga partneri pas pesë vitesh: Do të vazhdojmë të rrisim djalin tonë së bashku

Këngëtarja britanike Jessie J ka bërë të ditur se i ka dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj prej pesë vitesh, basketbollistin Chanan Coleman, me të cilin ka edhe një djalë.
Lajmin e ndarjes artistja e ndau përmes një postimi në Instagram, ku e cilësoi këtë si një periudhë të vështirë dhe të dhimbshme për të dy, duke theksuar se vendimi është marrë me prioritet mirëqenien e djalit të tyre, Skye.
“Unë dhe Chanan kemi vendosur së fundmi t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike. Kjo është një situatë e trishtueshme dhe e vështirë, por jemi të përqendruar ta përballojmë këtë ndryshim privatisht dhe në mënyrë pozitive, në mënyrë që t’i sigurojmë djalit tonë një mjedis të shëndetshëm dhe të lumtur”, shkroi Jessie J.
Këngëtarja sqaroi se vendosi ta bënte vetë publik lajmin për të shmangur spekulimet dhe thashethemet që mund të lindnin për jetën e tyre personale.
Ajo theksoi gjithashtu se, pavarësisht ndarjes, marrëdhënia mes tyre do të mbetet e mirë dhe do të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin si miq dhe si prindër.
“Do të vazhdojmë ta mbështesim njëri-tjetrin me dashuri, respekt dhe kujdes, mbi të gjitha si prindër të Skye. Nëse na shihni bashkë si familje ose duke komunikuar në rrjetet sociale, kjo është sepse po e rrisim djalin tonë së bashku, mbi bazën e një miqësie pozitive dhe të shëndetshme”, u shpreh ajo.
Jessie J dhe Chanan Coleman nisën lidhjen në vitin 2021 dhe në vitin 2023 u bënë prindër të djalit të tyre, Skye. Edhe pas ndarjes, çifti ka bërë të qartë se do të vazhdojë të bashkëpunojë për rritjen e fëmijës në një atmosferë sa më të qetë dhe të shëndetshme.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128