Regjimi personalist, edhe shoqëria në kërkim të emrave

29 Maj 2023, 12:17 / IDE NGA IRENA BEQIRAJ

Regjimi personalist, edhe shoqëria në kërkim të emrave

"Armiku i vetëm është Rama". Ah sikur të ishte kështu! Ne jemi larg stadit, ku një person të jetë i vetëm edhe i vetmi armik i zhvillimit të shoqërisë.
Qartazi edhe hapur tanimë jemi zyrtarisht në një spirale, edhe më të vështirë se regjimi një partiak, sot jemi nën regjimin e autokracisë personaliste.

Studiuesit për një kohë të gjatë, i grumbullonim së bashku, të gjitha regjimet jo-demokratike. Në 20 vitet e fundit, shkenca politike ka pranuar se ka një ndryshim të madh në llojet e ndryshme të regjimeve autokratike.

Regjimet një-partiake, siç i shohim në Vietnam ose Kinë të ngjashme me Shqipërinë komuniste apo regjimet ushtarake, në Mianmar ose në Kilin e Pinochetit, sillen shumë ndryshe nga regjimet personaliste.

Në regjimet personaliste kemi një udhëheqës të vetëm vendimet e të cilit janë të pakufizuara kemi një individ te vetëm qe përcakton cdo politikë , cdo vendim, përcakton njerzit në parlament , në qeveri edhe indirekt kudo tjetër.

Venezuela e Hugo Chávez, Turqia , Hungaria jane autokraci personaliste . Shqipëria e sotme, në cdo entitet I saj, që nga partitë politike deri tek universitetet është shembulli ekselent i regjimit personalist. Historia tregon se autokracitë personaliste priren të jenë më të korruptuara. Ato priren të kenë ekonomi më të paqëndrueshme, rentiere, me produktivitet të ulët edhe pa inovacion. Prsh 100 kompanitë më të mëdha në Shqipëri , ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregeti, shërbime koncesionare, ndërtim të veprave publike , me pak ose aspak lidhje me teknologjinë edhe inovacionin . Në këte menyrë vendet nen regjimet personaliste priren të rriten më ngadalë se sa regjimet e drejtuara nga ushtria dhe regjimet njëpartiake.

E keni vene re sado modestë, idealistë, të shkolluar, të ndjeshëm ndaj ligjit edhe qeverisjes së mirë i kemi zgjedhur udhëheqësit, sapo ata kanë mbërritur në majën e pushtetit, gjithçka është zhdukur si me magji.

As pakënaqësia e shfaqur ndaj liderëve dhe njerëzve në pushtet, nuk na ka siguruar që pasardhësi do të jetë i imunizuar ndaj grrumullimit absolut te pushtetit. Pavarësisht profesionit artist, ekonomist, jurist, mjek apo inxhinier, pavarësisht prejardhjes nga jugu apo veriu, pavarësisht karakterit bajraktar, apo të djalit modern të bulevardit, pavarësisht se kur nuk kanë qenë në pushtet, kanë shfaqur vizionin, përultësinë, idealet e burrave të shtetit, liderët te gjithe pa perjashtim kane përfunduar në pushtetarë të rëndomtë .

Vendet ku ka lulëzuar autokracia personaliste kanë një karakteristikë të përbashkët, mungesën e sistemeve të cilat duhet të kufizonin monopolizimin e pushtetit, duhet të minimizonin diskrecionin dhe të rrisnin llogaridhënien.

Në mungesë të këtyre sistemeve arkitektët mjeshtra të ngritjes së regjimeve personaliste herët a vonë korrin cfarë mbollën. Ndërsa liderët e rinj të ngritur rrishtazi pa më të voglin ndryshim ,e pa pike ndroje, do mbijetojnë duke e kthyer funksionimin e këtij regjimi në art. Edhe per ta bere kete rruga është e shkruar . Në shoqeri si jona ku zgjidhja akoma kërkohet tek emrat e humanëve që na kanë drejtuar drejtojne apo pretendojnë të na drejtojnë , regjimi personalist do vazhdoje te mbizotroje.

Ndërsa shkenca na tregon tërësisht të kundërtën .Humanët pa përjashtim janë ndikuar dhe do të vazhdojnë të ndikohen nga substanca që lëshon në trurin e tyre" brilant" pushteti absolut duke ngritur regjime personaliste. Shoqëria duhet te imponoje me çdo kusht ndërtimin e sistemeve, të cilat kufizojnë pushtetin e tyre, ulin diskrecionin në vendimmarrje dhe rrisin llogaridhënien, si të vetmet mundësi që siguron e integritet në ekzekutimin e pushtetit.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128