Fenomeni Bardhi-Tabaku, si temë për studime politike!

E duam PD por, e duam fushën bosh pa lojtarë. Nuk kandidojmë për kryetar por, ne mund ta drejtojmë PD me kolegjialitet! Nuk dalim në fushatë për PD, por jemi për bashkimin e PD!
Nuk jemi te Foltorja por, i mbështesim primaret! Nuk e pranojmë nongratën por, ne mund të ulemi me nongratën. E duam deputetin Basha por, jo kandidatin Basha (për kryetar).
Nuk i dalim përballë (për kandidim) por, edhe ai të mos kandidojë. Të mblidhet kryesia por, të diskutojë dhe të vendosë vetëm ato që duam ne!
Të mblidhet Këshilli Kombëtarë por kur mblidhet, ne e bojkotojmë atë. Të mblidhet kryesia e PD, pse u mblodh kryesia?! Të mblidhet urgjent Këshilli Kombëtar i PD, pse u mblodh Këshilli Kombëtar i PD!
Hajde merri vesh këta, se me kë janë tani. Hajde merri vesh këta, çfarë politikë koherente dhe të zgjuar bëjnë!
Kësaj i thonë. Bir Selman i nënës kë të qajë më parë, njërën e kam mbesé e tjetrin e kam djalë./ Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
