
A je budall a bon vetë o Gaz?!

Gazment Bardhi që ditën që vendosi t'i bashkohet Sali Berishës, nuk e njeh as Lulzim Bashën si kryetar të PD, as strukturat e kësaj partie, njësoj si grupimi i Rithemelimit.
Njësoj si Sali Berisha dhe ai thotë, se Basha nuk është kryetar i PD-së.
Mirë Berisha se i duket vetja pronarë po Gazin çfarë e gjeti?!
Ai e mban veten dhe për jurist.
Provën e fundit në bazë të ligjeve mbi të cilat funksionojnë institucionet dhe shteti shqiptarë se kryetar i PD-së është Lulzim Basha, e dërgoj dhe KQZ në zgjedhjet e Kukësit.
I njëjti ligj vlen për të gjithë, përveçse për Gazin e Berishës.
Me sindromin e Berishës, Gazi ka harruar që edhe Berisha njesoj e njihte Luçiano Boçin si kryetar grupi, derisa Gazi gjeti rrugën e florinjtë për te Berisha.
Dhe është e njejta gjë, aq vlerë sa kishte Boçi si kryetar grupi i PD-së aq vlerë kanë traktet e Gazit, se nuk është Basha kryetar i PD-së.
Gazi që është shakaja më e madhe e politikës shqiptare, ka nisur të bëjë dhe gaztorin.
I duket vetja si udhëheqës, ndërsa është thjeshtë dhe vetëm shakaja e rradhës e Berishës.
Ndoshta Bardhit i duhet një gënjeshtër e tillë që t'i mbajë me të njejtat gënjeshtra ndjekësit e tij të cilëve u thoshte se ka biseduar me SHBA dhe BE dhe ata janë dakort që të bashkohet me Berishën!
Ose që nesër të thotë: I hoqi Rama se Basha nuk është kryetar!
Deklarata e SHBA- së :
“Nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, ishte një mesazh i drejtpërdrejt për të gjithë.
Komedia Gazi në kostum lideri është ende në aktin e parë të saj dhe aktorët e tjerë të dukshëm dhe të padukshëm, thjesht e bëjnë edhe më qesharake shfaqjen. Deri sa Berisha të gjejë lodrën dhe shiringën tjetër nëse i ka mbetur ende kohë politike dhe penale!/Alfapress.al

Seanca e turpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128