Vazhdon eksperimenti i Hansi Flik, Jamal do të jetë sërish si numër 10 në Champions

Shumë pak ndryshime priten në skuadrën e Barcelonës në ndeshjen e së martës kundër Frankfurt për Ligën e Kampioneve.
Hansi Flik nuk e fshehu të hënën se Ter Stegen mund të marrë lejen mjekësore para ndeshjes dhe të hyjë në listën e skuadrës. Ai do të ishte risia kryesore e ekipit të Barçës. Portieri ka më shumë se katër muaj që është larg fushës. Sigurisht, rikthimi i gjermanit nuk do të ndikojë në pozicionin fillestar të Joan Garsias. Barcelona vazhdon të ketë mungesën e Olmos dhe Gavi, si dhe Araujo. Në rastin e Eintraht Frankfurtit, ata mbërrijnë me mungesa të rëndësishme në zonën sulmuese.
Burkardt dhe Batshuaji nuk do të jenë atje. As Jesik Ngankam i cili, megjithëse kohët e fundit është rikuperuar nga një këmbë e thyer, nuk është i autorizuar të luajë në Ligën e Kampionëve. Knauf ishte në gjendje të udhëtonte me ekipin, por ai ka vuajtur nga një ftohje në orët e fundit. Në çdo rast, pritet që sonte të fillojë ndeshen nga minuta e parë. Formacionet e mundshme për Barcelona-Eintracht për ndeshjen e 6-të të grupit të Ligës së Kampionëve.
Barcelona mund të luajë me Joan Garsian në portë, me pas, Kunde, Kubarsí, Erik Garsia dhe Balde në mrojtje. Mesi I fushës më shumë mundësi do ketë në përbarje Pedrin, De Jongun që rikthehet dhe mendohet se Flik sërish do mendoje të vendosë në pozicionin e numrit 10 Lamin Jamal. Në sulm pritet që Rafinja ta nisë ndeshjen nga minuta e parë dhe në ndihmë te vijës së parë të jenë edhe Rashford dhe Levandovski. Një ndeshje, e cila për blaugranat në letër duket e lehtë, por trajneri jo një herë ka paralajmëruar se Champions është tjetër muzikë në krahasim me LaLigën.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
