Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje 18-vjeçarin
2025-12-14 09:38:34 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në dalje të Fushë-Krujës, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur një 18-vjeçar, i cili po shtynte një automjet tip “Mercedes” që ishte fikur në mes të rrugës.
Viktima është identifikuar si Irdi Laci, i cili u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në gjendje shumë të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit tip fuoristradë është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, ku po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
Nga Gentian Gaba
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
Nga Sidi Hasanaj
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
Nga Patrik Sadikaj
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
