“BKH shkoi në kryeministri për të konfiskuar dokumentet e krimit”- Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e tyre, ka menduar se mund ta arrestonin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në kryeministri.
Berisha tha se këtë fakt e ka denoncuar edhe më herët, duke deklaruar se oficerët e BKH shkuan në godinën e kreut të qeverisë për të sekuestruar dokumentet e krimit.
Po ashtu, kreu i PD u shpreh në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook, se Rama i detyroi ata të çarmatosen pasi “kishte frikë mos e arrestonin”.
“Rama i ka penguar, unë e kam denoncuar bllokimin që i bëri oficerëve të BKH për të konfiskuar dokumente krimi. Kur kanë shkuar herën tjetër, Rama ka kërkuar çarmatosjen e tyre. Ai vuan nga fobira. Ai ka menduar për shkak të atyre që ka bërë mund ta arrestonin dhe i ka deklaruar të lënë sic thotë ai patllaket, çka nuk ka ndodhur ndonjëherë.
Nëse Lubi Balluku është bërë e qartë në tunelin e Llogarasë ka vepruar me kreun e ARRSH për tenderin, Rama është shumë më i lidhur në këtë aferë sesa Lubi Balluku. Rama e ka marrë Lubinë dhe e ka çuar në Ankara. Rama në fakt po mbron vetëm veten e tij” ,tha Sali Berisha.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

