EMRAT/ Aksident në aksin rrugor Berat-Lushnje, makina përfundon në kanal pasi iu bllokua timoni

2025-12-14 12:13:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Aksident në aksin rrugor Berat-Lushnje, makina përfundon

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Berat-Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë makina ka përfunduar në kanal.

Në automjet ndodhej çifti i bashkëshortëve, Bilbil Nure dhe Xhevahire Nure. 

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjeti.

Raportohet se janë të lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Happening now...

ideas