Lecce e Ramadanit frenon Udinesen, fitore e rëndësishme për mbijetesën.

2026-02-08 18:15:02 / SPORT ALFA PRESS

Lecce e Ramadanit frenon Udinesen, fitore e rëndësishme për

Vazhdimësia e rezultateve konfirmohet se është një problem për Udinesen. Skuadra friulane u mund në Via del Mare nga Lecce ku aktivizohet mesfushori i kombëtares, Ramadani me rezultatin 2-1 në sfidën e javës së 23.

Lecce ishte totalisht dominuese në lojë  që në çastet e para dhe në minutën e 5 mori avantazhin në fushën e lojës me golin e Gandelman në një aksion që nisi nga një gabim i Solet. Lecce fitoi besim dhe iu afrua edhe golit të dytë me Sottil. Megjithatë Udinese arriti të dalë nga zona e saj dhe në minutën e 26 skuadra friulane arriti të barazojë me 11 metërsh me Solet dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1

Në fillimin e pjesës së dytë Udinese ishte më mirë por me kalimin e minutave vrulli i saj ra. Runjaic tentoi të shkundë skuadrën e tij me Zaniolo dhe Gueye, por ishte Lecce ajo që kishte rastet më të mira të shënuar teksa Veiga dhe Coulibaly iu afruan golit të dytë. Lecce goditi tramversën me Gandelman, ndërsa në minutën e 90 Banda me një goditje dënimi shënoi golin e fitores 2-1 për skuadrën puljeze që shkon në kuotën e 21 pikëve dhe për  momentin është jashtë zonës së rënies nga kategoria me 3 pikë më shumë se Fiorentina dhe 6 më shumë se dy skuadrat e fundit Verona e Pisa, ndërsa Udinese mbetet me 32 pikë.

 

Happening now...

ideas